Historiku i Shkollës
Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” është një shkollë moderne, rishtazi e rikonstruktuar, me një godinë të bukur e funksionale dhe klasa inovative.
Shkolla e mesme profesionale “kolin gjoka”, Lezhë e hapur për herë të parë në shtator ‘2003, riktheu traditën e vlerësuar të Arsimit Profesional në këtë qytet, duke u bërë promotor i rëndësishëm në përgatitjen profesionale dhe edukimin qytetar të të rinjve.
Me nje staf pedagogjik mjaft të kalifikuar, kjo shkollë është tashme me emër në zonën e Lezhës. Aktualisht janë 31 mësues, 2 zv/drejtorë dhe drejtori, te cilet me pasion dhe përkushtim edukojnë brezin e ri për të qënë profesionistë, të pavarur dhe të ndërgjegjshëm nga ana sociale. Shkolla ofron 4 drejtime kryesore: Hoteleri-Turizëm, TIK, Ekonomik dhe Shërbime Sociale dhe Shëndetësore. Mësimdhënia te “Kolin Gjoka” është motivues dhe ne hap me teknologjinë.